Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50
MPB Maqedoni njofton se dje 19.10.2026, në orën 14:30, në një rrugë rajonale pranë fshatit Rajcë, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria E.N. (24) nga fsh. Podmoçan, rrethina e Resnjës. "Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ajo drejtonte një automjet udhëtarësh „Audi” me targa të Resnjës. Me shpejtësi prej 142 kilometrash në orë në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 kilometra në orë". "Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Resnjë, me udhëzimet e të cilit automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a, për veprën penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”", thonë nga MPB.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar