Vdiq një 24-vjeçar në Prizren, dyshohet se vrau veten me armën që e bleu

Publikuar më: 12-05-2025 06:17
Policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i vdekur në Prizren, e sipas dyshimeve të para, ka vrarë veten me një armë që e ka blerë nga dy persona. Zëdhënësi policor në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se dy persona, njëri 24 e tjetri 23-vjeçar, kanë takuar të dielën rreth orës 18:20 personin me inicialet A.T., 24-vjeçar, që në momentin kur ka marrë armën, ka shkrepur në drejtim të vetes. Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa mjeku ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po trajtohet ai “vdekje e dyshimtë” dhe “mbajtje, posedim apo kontroll i paautorizuar i armës”. “Sot më datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy personanjeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar, kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë -viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistoletë për të ia shitur. Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu