Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vala e protestave në Tiranë, flet deputeti i Bundestagut Knut Abraham: Kërkesat e qytetarëve pasqyrojnë vlerat evropiane

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e protestave në Tiranë, flet deputeti i Bundestagut Knut Abraham: Kërkesat e qytetarëve pasqyrojnë vlerat evropiane
Zhvillimet e fundit dhe protestat e organizuara nga të rinjtë në kryeqytetin shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Deputeti i Parlamentit Federal Gjerman (Bundestag), Knut Abraham, ka bërë një reagim zyrtar, ku ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet në fjalë dhe ka vënë në pah thirrjet e qytetarëve për drejtësi dhe integritet. Përmes një prononcimi publik, ligjvënësi gjerman bëri të ditur se i ka përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në Tiranë. Sipas tij, revoltë popullore dhe kërkesat e ngritura për ndalimin e korrupsionit, shembjen e mbrojtjes politike dhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe strukturave shtetërore janë parime thelbësore të Bashkimit Evropian, të cilat Tirana zyrtare ka marrë përsipër t'i përmbushë. Më poshtë po përcjellim mesazhin e plotë të deputetit të Bundestagut, Knut Abraham: “I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar