Aktuale
Real Madridi pikëson zëvendësuesin e Olises, sulmuesi francez në radarët e "Los Blancos"
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi madrilen ka nisur të mendojë për skenarët alternativë në tregun e transferimeve, duke vënë në shënjestër talentin e kërkuar prej kohësh në La Liga.
Drejtuesit e Real Madridit po studiojnë mundësinë e sigurimit të shërbimeve të Rayan Cherkit nga Manchester City, në rast se dështojnë negociatat për transferimin e Michael Olises nga Bayern Munichu. Sulmuesi 23-vjeçar nga Franca, kartoni i të cilit kap vlerën e përafërt prej 110 milionë eurosh, ka qenë dikur një nga dëshirat e mëdha të Zinedine Zidane që nga koha kur ai mbronte ngjyrat e Lyonit.
Sipas informacioneve nga shtypi spanjoll, giganti madrilen po monitoron me vëmendje zhvillimet rreth tij, pasi afrimi i Olises paraqitet mjaft i ndërlikuar për shkak të vendosmërisë së klubit bavarez për ta mbajtur atë në skuadër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: