Zhduket me veturën që e merr me qira – pronari alarmon Policinë, kërkohet ndihma e qytetarëve

Publikuar më: 12-05-2025 05:30
Publikuar më: Një rast i dyshuar mashtrimi është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar nga Gjilani, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për rikthimin e veturës së tij që nuk është kthyer sipas marrëveshjes së qirasë. Sipas ankuesit Lirim Halili, më 06.05.2025, një person ka marrë me qira një VW Tiguan me targa 06-663-EL, me afat kthimi më 09.05.2025. Vetura ishte marrë për t’u përdorur në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, por pas përfundimit të afatit, personi në fjalë nuk e ka kthyer veturën dhe ka ndërprerë çdo kontakt, përfshirë numrin e telefonit 045-838-835, i cili figuron jashtë shërbimit. Çdokush që ka dijeni për vendndodhjen e veturës së lartpërmendur, mund të njoftojë menjëherë Policinë ose redaksinë tonë. I shqetësuar për fatin e automjetit dhe për mundësinë e një keqpërdorimi të qëllimshëm, pronari ka kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit. Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, është inicuar procedurë zyrtare dhe është lëshuar urdhër për ndalimin e veturës dhe personit në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, në rast se tentohet largimi nga territori.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu