Sport
Formë e shkëlqyer dhe gjashtë fitore radhazi, por Simeone jep alarmin para sfidës në Champions
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht hovit pozitiv dhe serisë prej gjashtë fitoresh rresht në të gjitha kompeticionet, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka preferuar të ulë me këmbë në tokë skuadrën e tij, duke thurur elozhe për paraqitjet e Shtutgartit në Ligën e Kampionëve.
Klubi spanjoll do të përballet këtë mbrëmje në Gjermani me ekipin e Bundesligës, i cili po kalon një moment shumë të mbarë dhe pozicionohet në vendin e katërt të klasifikimit, falë dy triumfeve të njëpasnjëshme ndaj Vikingut dhe Slovan Bratislavës.
Pas pengesës fillimore me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Liverpulit në këtë edicion të Championsit, “Los Colchoneros” reaguan shpejt duke mposhtur 2-0 Manchester United javën e kaluar. Megjithatë, strategu argjentinas ka kërkuar përqendrim maksimal nga të besuarit e tij përballë rrezikut që paraqet ky duel.
“Po e lë pas atë që ka ndodhur në ndeshjet e mëparshme, kjo nuk ka rëndësi. Ne do të gjykohemi për atë që do të bëjmë sot. Kemi përballë një ekip shumë të fortë, i cili e ka nisur Ligën e Kampionëve në mënyrë të shkëlqyer,” u shpreh 54-vjeçari gjatë konferencës për shtyp.
Duke analizuar kundërshtarin, tekniku i njohur shtoi se skuadra e tij do të kenë një detyrë tejet sfiduese në fushën e blertë: “Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari fizikisht të fortë, i cili e kupton qartë konceptin e presionit në gjysmëfushën kundërshtare dhe që tërhiqet thellë në mbrojtje kur është e nevojshme.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: