Aktuale
Rrezik në Debresh: Ariu shfaqet te oborri i shkollës, thirrje urgjente për kujdes
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar banorët e fshatit Debresh, pasi një ari është shfaqur në zonën e parkingut pranë shkollës fillore “Faik Konica”. Prania e kafshës së egër është regjistruar nga kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e institucionit arsimor.
Pas këtij rasti, Shoqata e fshatit Debresh ka lëshuar një paralajmërim zyrtar, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë vigjilencë të lartë. Apeli i veçantë u drejtohet prindërve dhe fëmijëve që lëvizin në orët e hershme të mëngjesit drejt shkollës.
Autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e fshatit kërkojnë nga banorët që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në hapësirën ku është konstatuar prania e ariut, me qëllim shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: