Kronikë
Tentoi të kalonte tre afrikanë drejt Malit të Zi, bie në pranga 44-vjeçari në Shkodër
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Destinationi”, duke prangosur në flagrancë një 44-vjeçar, i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në pranga ka rënë shtetasi Gj. U., banues në Shkodër, pasi u kap gjatë orëve të natës në rrugën nacionale pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit. Gjatë kontrollit, ai po transportonte me automjetin e tij tre shtetas me origjinë afrikane, të cilët kishin për qëllim kalimin ilegal drejt territorit të Malit të Zi.
Sipas bluve të Shkodrës, tre emigrantët e huaj nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kishin hyrë më parë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në cilësinë e provës materiale, autoritetet policore sekuestruan automjetin e përdorur për këtë aktivitet të paligjshëm. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime dhe veprime të mëtejshme ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: