Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Elbasani nis përgatitjet anti-Teuta, Gvozdenovic i jep lamtumirën skuadrës dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri është çështje orësh

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Elbasani nis përgatitjet anti-Teuta, Gvozdenovic i jep lamtumirën skuadrës dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri është çështje orësh
Klubi i Elbasanit i është rikthyer fushës së blertë mëngjesin e kësaj të marte, duke nisur kështu seancat stërvitore në kuadër të javës së tetë të “Abissnet Superiore”, ku e prisni përballja e radhës ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ekipi verdheblu ka ndarë me ndjekësit pamje nga atmosfera e përgatitjeve, të cilat përkohësisht po udhëhiqen nga Hektor Idrizaj, derisa të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri. Po ditën e sotme, skuadra dhe stafi teknik kanë mbajtur një ceremoni lamtumire me Ivan Gvozdenovic, i cili është përshëndetur zyrtarisht me lojtarët, vetëm dy ditë pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se Glen Daja pritet të emërohet në krye të pankinës verdheblu gjatë orëve në vijim. Ish-asistenti i Ilir Dajës te Dinamo është vlerësuar si kandidati kryesor për të marrë frenat e skuadrës, duke shënuar kështu edhe eksperiencën e tij të parë si trajner i parë në karrierë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar