Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada gjermane në Prishtinë, me rastin e emërimit të Besnik Vasollit si drejtor i ri ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, raporton GazetaBlic.
Kurti uroi Vasollin për detyrën e re dhe vlerësoi partneritetin me Gjermaninë si një nga më të rëndësishmit për Kosovën.
Ai theksoi rolin e OEGJK si urë lidhëse mes bizneseve të të dyja vendeve, duke përmendur potencialin e të rinjve dhe përparësitë demokratike dhe ekonomike të Kosovës në rajon.“Gjermania ka qenë në veçanti, dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë tanë më të rëndësishëm,” u shpreh Kurti, duke theksuar rëndësinë e një ekosistemi të shëndetshëm për rritje dhe investime.