Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren

Publikuar më: 11-05-2025 18:02
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj. Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit. Tutje në postimin e LVV-së thuhet se Begaj ka ardhë në këtë parti me bashkëpunëtorët e tij. “Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur”, shkruan LVV.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu