Aktuale
Incident i rëndë në Vushtrri: Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar brenda spitalit
Reklamë e Sponsorizuar
Një rast i dhunës ndaj stafit mjekësor është shënuar në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ku një mjek kujdestar ka rënë pre e një sulmi fizik nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë është regjistruar të hënën, rreth orës 14:42, në hapësirat e brendshme të këtij institucioni shëndetësor, teksa bluzat e bardha po ushtronin detyrën e tyre zyrtare.
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet kompetente, shkas i këtij incidenti dyshohet të ketë qenë pakënaqësia e agresorit lidhur me shërbimet dhe trajtimin mjekësor të ofruar. Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: