AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
Publikuar më: 11-05-2025 16:32
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të hënën, në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se dorëzimi i kërkesës do të bëhet në orën 11:00.
“Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025” – thuhet në njoftim.
🔙 Kthehu