Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Skandali trondit Turqinë: Gjurmë kokaine në mostrat e flokëve të aktores së njohur Afra Saracoglu

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 06:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali trondit Turqinë: Gjurmë kokaine në mostrat e flokëve të aktores së njohur Afra Saracoglu
Aktorja e mirënjohur turke Afra Saracoglu, e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut në rolin e Seyran në serialin e njohur “Kafazi i Artë”, është përfshirë në një stuhi skandali pasi rezultatet e analizave të flokëve të saj kanë dalë pozitive për praninë e kokainës. Ndonëse testet e gjakut dhe të urinës kanë rezultuar plotësisht negative, vetë aktorja ka mohuar me forcë çdo aludim apo pretendim se ajo mund të ketë konsumuar ndonjëherë substanca narkotike. Sipas informacioneve nga autoritetet turke, Zyra e Prokurorit Publik në Bakırköy po udhëheq një hetim të gjerë ndaj figurave publike nga bota e artit dhe sportit për përdorim të lëndëve narkotike. Gjatë një aksioni të xhandarmërisë të zhvilluar më 18 shtator, u bë i mundur arrestimi i 18 personave të dyshuar. Duke qenë se Saraçoğlu nuk ndodhej brenda territorit të Turqisë në momentin e operacionit, ajo u ndalua nga efektivët sapo zbriti në aeroportin e Stambollit, pas kthimit të saj nga Franca. Ajo u shoqërua menjëherë drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore për t'iu nënshtruar analizave të gjakut, urinës dhe flokëve, për t'u liruar më pas. Rezultatet e nxjerra nga Instituti dëshmuan praninë e kokainës vetëm te mostra e flokëve, ndërkohë që testet e gjakut dhe të urinës dolën të pastra. Ekspertët shpjegojnë se analiza e flokëve ka aftësinë të zbulojë përdorimin afatgjatë të substancave të ndaluara, ndërsa ajo e gjakut dhe urinës pasqyron vetëm konsumin e orëve të fundit. Përmes një reagimi të shpërndarë në profilem e saj në rrjetet sociale, aktorja ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike çdo akuzë për përdorim droge. "Unë jam absolutisht kundër përdorimit të substancave të paligjshme, nuk ka vend për to në jetën time dhe nuk do të ketë kurrë", ka shkruar ajo në mesazhin e saj drejtuar ndjekësve. Duke shtjelluar situatën, ajo argumentoi se për shkak të angazhimeve të shumta profesionale dhe pranisë së saj në evente madhështore, është e mundur që këto gjurmë në flokët e saj të kenë ardhur si pasojë e një kontakti apo ekspozimi pasiv, krejtësisht jashtë vullnetit dhe dijenisë së saj. Ajo theksoi gjithashtu se ishte kthyer nga jashtë me dëshirën e saj për të bashkëpunuar ngushtë me drejtësinë, duke shtuar se gjatë kontrollit në banesën e saj nuk u gjet asnjë gjë e dyshimtë. Krahas Saraçoğlu-t, gjurmë të substancave të ngjashme janë konstatuar edhe te kolegët e jos skenës artistike, aktoret Melisa Şenolsun dhe Aydan Osmanlı, si dhe te ish-futbollisti i njohur Hasan Şaş. Nga ana e saj, Şenolsun deklaroi se ka mbetur e habitur kur ka marrë vesh lajmin, duke mohuar çdo lidhje me drogën. Në të njëjtën linjë, analizat mjekësore të aktorëve Aras Bulut İynemli, Melis Sezen dhe Yeşim Yeşilçimen, si dhe të reperit Sefa dhe gazetarit Yağız Sabuncuoğlu, kanë dalë plotësisht negative. Ky proces hetues ndaj personaliteteve të njohura në Turqi ka nisur që prej muajit dhjetor të vitit 2025, kohë kur u vunë nën shënjestër dhe u ndaluan këngëtarja Aleyna Tilki, aktorja İrem Sak si dhe influencuesja e njohur Danla Bilic.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar