Poshtërsi: Vandalizohet statuja e Bill Clinton me mbishkrimin ‘Vdekje Izraelit’

Publikuar më: 11-05-2025 12:47
Një vepër e pahijshme dhe vandalizuese ka ndodhur sot në Prishtinë te Bulevardi ‘Bill Clinton’, ku nën statujën e presidentit amerikan është parë një mbishkrim ‘Death to Israel’, shkruan Gazeta Metro. Siç shihet në foton më poshtë, nën statujë shkruhet në anglisht ‘Vdekje Izraelit’ me të kuqe. Ky veprim i poshtër dhe në kundërshtim të plotë me vlerat të cilat mëton t’i përqafojë shteti i Kosovës, është në serinë e mbishkrimeve për konfliktin në Gaza nëpër hapsëria publike. Deri më tash nuk ka më shumë detaje sa i përket vandalizimit në fjalë, i cili kërkon zhdukjen e një shteti që e ka njohur Kosovën dhe ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të./gazetametro.net
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu