Politikë
Formohet Grupi Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, ja kush do ta udhëheqë
Reklamë e Sponsorizuar
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të jetë në krye të Grupit Punues të Apelit, i cili është themeluar me qëllim të mbrojtjes ligjore të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ky mekanizëm institucional do të përbëhet nga përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, të cilët do të angazhohen përmes deputetëve dhe delegatëve të tyre në Kuvendin e Kosovës.
Në radhët e këtij grupi është lakuar emri i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, e cila është caktuar zyrtarisht si anëtare.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet në këtë strukturë përmes deputetit Adnan Rrustemi, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deleguar deputetin Bekë Berisha për të qenë pjesë e këtij grupi punues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: