Politikë
Mundësohet dhënia e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, VLEN flet për kapërcim të padrejtësisë tri-dekadëshe
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me studentët e drejtësisë, ku ka shpalosur risinë ligjore që do t'i hapë rrugë realizimit të Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas komunikatës zyrtare të koalicionit VLEN, kjo nismë vjen si përgjigje ndaj një barriere disadekadëshe, e cila për 35 vite me radhë u ka hequr mundësinë juristëve shqiptarë që provimin shtetëror ta japin në gjuhën e tyre amtare.
Ky zhvillim është vlerësuar nga VLEN si një arritje madhore për avancimin e barazisë gjuhësore dhe forcimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë në vend.
“Me VLEN-in në Qeveri, kjo çështje po merr zgjidhje konkrete. Sepse barazia nuk duhet të mbetet vetëm premtim, por duhet të përkthehet në të drejta të garantuara dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VLEN-it.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: