Botë
Partneritet për sigurinë: Kreu i EULEX-it takon komandantin e ri të KFOR-it
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, ka zhvilluar një takim zyrtar me komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se në qendër të këtij takimi on line ka qenë shqyrtimi i mundësive për intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, veçanërisht përmes mekanizmit me tre nivele të reagimit ndaj çështjeve të sigurisë.
Sipas këtij komunikimi, bashkëpunimi i ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it vazhdon të mbetet një shtyllë kyçe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: