Politikë
Mbështetje për faturat e dritave: Nis aplikimi për familjet në nevojë për periudhën 2026-2027
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se tashmë është hapur zyrtarisht thirrja për aplikim, e cila i dedikohet Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, duke mbuluar vitet 2026–2027.
Sipas komunikatës zyrtare të këtij dikasteri, ky projekt synon t'u dalë në ndihmë qytetarëve përmes subvencionimit të shpenzimeve të energjisë elektrike, lehtësi kjo që u dedikohet vetëm atyre familjeve që përmbushin parimet dhe kushtet e përcaktuara në këtë skemë.
Në njoftim theksohet gjithashtu se e drejta për të aplikuar u takon të gjitha familjeve që përmbushin kriteret e parapara në program. Procedura parasheh që aplikimi të dorëzohet nga njëri prej anëtarëve të familjes, ndërsa mbështetja mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: