Moti sot i paqëndrueshëm

Publikuar më: 11-05-2025 06:18
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale të shkurtra me diell.  Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 6 metra në sekondë”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu