Shqipëria po voton këtë të diel Parlamentin e ardhshëm.
5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike.Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.Diaspora ka votuar dhe përmes postës votat kanë mbërritur në vendin tonë dhe do të numërohen nga KQZ pas mbylljes së procesit të votimit në vend.Në nismë janë raportuar disa probleme në qendra të votimit, që ka vonuar hapjen e tyre.Subjektet politike:
Në garë për sa më shumë vende në Kuvend janë 11 subjekte zgjedhore:
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore2. Partia Lëvizja Bashkë3. Lëvizja Atdheu4. Koalicioni Euroatlantik5. Partia Socialiste6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet7. Aleanca Kombëtare Shqiptare8. Aleanca Demokracia e Re9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim10. Partia Mundësia11. Partia Social Demokrate
Si ndahen mandatet sipas qarqeve:
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit qark. Sipas listës së miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit, 140 karriget në Kuvend ndahen si më poshtë:
1-Qarku Berat 7 mandate2-Qarku Dibër 5 mandate3-Qarku Durrës 14 mandate4-Qarku Elbasan 14 mandate5-Qarku Fier 16 mandate6-Qarku Gjirokastër 4 mandate7-Qarku Korçë 10 mandate8-Qarku Kukës 3 mandate9-Qarku Lezhë 7 mandate10-Qarku Shkodër 11 mandate11-Qarku Tiranë 37 mandate12-Qarku Vlorë 12 mandate