Aktuale
Zbardhet dita kritike e sulmit në Ibër-Lepenc: Dëshmitarët e mbrojtjes hedhin dritë mbi lëvizjet e të akuzuarve
Reklamë e Sponsorizuar
Procesi gjyqësor lidhur me sulmin e ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit ka vijuar me dëshminë e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e të pandehurve. Gjatë seancës, avokati Millosh Deleviq, i cili përfaqëson Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqin, ka kërkuar një pauzë të shkurtër prej pesë minutash për t'u konsultuar me klientët e tij.
Në qendër të seancës së sotme ka qenë dëshmia e Tiana Viqentijeviqit, mbesa e dy të akuzuarve. Ajo ka paraqiturversionin e saj për ngjarjet e datës 29 nëntor 2024, ditë kur u regjistrua sulmi, duke u përqendruar te veprimet e axhës së saj, Jovanit, para orarit të tij të punës.
Sipas dëshmisë së saj, Jovani kishte ardhur në Zubin Potok si zakonisht për t'u bërë gati për detyrat e tij profesionale. Ajo ka detajuar se ai kishte sjellë vezë nga fshati dhe se rreth orës 19:00 kishin kaluar kohë së bashku duke pirë çaj, para se ai të nisej për në ndërrimin e tij të natës në ndërmarrjen e ujësjellësit në Gazivodë, i cili nis në orën 20:00.
"Atë ditë ai ka ardhur në Zubin Potok, është kthyer te ne, ka sjellë vezë nga fshati dhe unë si çdo herë tjetër e kam thirrë të na vizitojë. Ai tha se po shkon të përgatitet dhe nëse ka kohë do vijë të na vizitojë. Pasi është përgatitur ka ardhur tek ne, kemi biseduar 15 minuta duke pirë çaj dhe pas kësaj është nisur për në punë. Ka ardhur rreth orës 18:15, është bërë gati dhe pas kësaj ka ardhur tek ne. Ka qenë afër orës 19:00 kur kemi pirë çaj. Ndërrimi i tij i punës fillon në 20:00, vendi i tij i punës është në ujësjellës, Gazivodë", ka deklaruar ji para trupit gjykues.
Tutje, ajo ka shpjeguar edhe dinamikën e jetesës dhe vendbanimit të axhës së saj, duke bërë të ditur se ai zakonisht banon në fshatin Prevllak, por se shpesh ndalet në Zubin Potok përpara se të paraqitet në vendin e tij të punës.
"Po axha Jovani, kryesisht jeton në fshat, Prevllak, ndonjëherë edhe në Zubin Potok. Në Zubin Potok vjen para se të shkojë në punë, përgatitet dhe shkon në punë. Vjen të ne, ai e ka shtëpinë e vet në fshat, dhomën e ka në anën e majtë, e para. Dhoma e dytë është e Dragishës", ka shtuar ajo gjatë dëshmisë së saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: