Zhduken katër motoristë kosovarë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Publikuar më: 10-05-2025 21:47
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka. “Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka,” thuhet në njoftimin zyrtar. Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur. “Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu