Politikë
Të rinjtë në protestë ashpërsojnë tonet: Kërkuam dialog për tre muaj, tani kërkojmë vetëm dorëheqje
Reklamë e Sponsorizuar
Përballë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, një prej protestuesve ka ndarë qëndrimin e të rinjve lidhur me tubimet që po mbahen prej një jave.
Duke folur në emër të bashkëmoshatarëve të tij, ai ka sqaruar se lëvizja e tyre ka nisur në mënyrë paqësore, por sipas tij, mungesa e reagimit institucional dhe ndjesitë e shpërfilljes i kanë detyruar ata të ndryshojnë qasje.
"Kemi tre muaj që protestojmë paqësisht dhe jemi neglizhuar, jemi tallur e nuk jemi marrë seriozisht. Vetëm kur u revoltuam, ata u kujtuan të flisnin, por tani është tepër vonë. Kur ne kërkonim dialog tre muaj më parë, ata bënin video në TikTok duke u tallur me ne. Tani nuk duam ne të flasim, por kërkojmë dorëheqje", u shpreh i riu.
Në fund, ai i ka drejtuar një thirrje publike qytetarëve që ndodhen në shtëpi t'i bashkohen protestës, ndërsa ka paralajmëruar se hapat e tyre të ardhshëm do të varen nga sjellja e forcave të rendit ndaj turmës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: