Aktuale
Pas sulmit me gurë, vendosen xhamat e rinj në selinë e PS dhe shtohen masat e sigurisë
Reklamë e Sponsorizuar
Godina e Partisë Socialiste është pajisur me xhama të rinj gjatë ditës së sotme, pas dëmtimeve të pësuara një ditë më parë, kur protestuesit i thyen ato përmes hedhjes së gurëve në dy raste të ndara.
Sipas vëzhgimeve nga terreni, pranë selisë rozë janë shtuar ndjeshëm forcat e rendit, të cilët po monitorojnë nga afër situatën dhe zhvillimet e fundit në zonë.
Kujtojmë se gjatë incidentit të djeshëm me gurë, nga ambientet e brendshme të godinës dolën disa individë të maskuar.
Të pajisur me shkopinj druri në duar, këta persona tentuan të largonin dhe të zmbrapsnin turmën e protestuesve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: