Politikë
Haxhiu kërkon koordinim të rreptë me mbrojtjen për ish-krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar se çdo hap i ndërmarrë nga institucionet e Kosovës duhet t'i shërbejë drejtpërdrejt procesit gjyqësor dhe mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka vënë inatin kryesor te funksionimi i Grupit Punues dhe strategjia që do të ndiqet në këtë drejtim.
“Grupit i lejohet, që në bazë të nevojave që i kanë të thërrasin edhe ekspertë që të iu ndihmojmë atyre në hartimin e strategjisë, prandaj unë mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, sepse shumica dërrmuese janë përfaqësues politikë, institucional, prandaj edhe ka qenë e rëndësishme që t’i jepet mundësia Grupit Punues që të angazhojë edhe ekspertë, por edhe të koordinohet me ekipet mbrojtëse. Unë mendoj që çdo veprim i yni, duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse”, u shpreh Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: