Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zhvillimet e fundit në Shqipëri, Kadriaj bën thirrje për dialog: Të ndalet dhuna, vendi nuk duhet të shkatërrohet

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zhvillimet e fundit në Shqipëri, Kadriaj bën thirrje për dialog: Të ndalet dhuna, vendi nuk duhet të shkatërrohet
Deputetja Time Kadrijaj ka komentuar situatën e tensionuar dhe protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke theksuar se ndonëse protesta është një e drejtë legjitime e qytetarëve, ajo kundërshton rreptësisht përdorimin e dhunës nga të dyja palët, si nga protestuesit ashtu edhe nga strukturat policore. Duke folur pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, ajo u shpreh se reagimet qytetare për pakënaqësi të ndryshme, siç ndodh edhe në vendet perëndimore për çështje të tilla si rritja e çmimit të energjisë elektrike, janë plotësisht demokratike. Megjithatë, ajo ka dënuar ashpër skenat e dhunës dhe djegien e objekteve. "Kanë të drejtë popullata për çdo çështje, e shoh në Perëndim për rritje të çmimit të energjisë elektrike, popullata reagon sepse mendon se është e padrejtë, kjo është e drejtë. Ajo që nuk po më pëlqen është dhuna që po zhvillohet edhe nga protestuesit edhe nga policia, edhe djegiet që po iu bëhen objekteve, nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria. Të ulen të diskutojnë dhe ta gjejnë një gjuhë të mirëkuptimit dhe jo të shkatërrohet Shqipëria", u shpreh Kadrijaj. E pyetur se a do të duhej të ndiqej e njëjta rrugë edhe në Kosovë për problematika të ngjashme, ajo ritheksoi se protestat përfaqësojnë standardet e një shoqërie demokratike, por dënoi çdo formë të shkatërrimit të institucioneve publike. Duke shprehur një ndjenjë të fortë solidarizimi, deputetja shtoi se dhimbja për Shqipërinë është e barabartë me atë për Kosovën, duke u bërë thirrje aktorëve politikë dhe qytetarëve që t'i japin hapësirë zgjidhjeve përmes bisedimeve. "Është e drejtë qytetare, është demokraci. Por unë nuk jam që të përdoret dhunë, të shkatërrohen institucionet. Në asnjë formë, çfarëdo që do të kishte qenë situata nuk kisha dashtë që Kosova të djeget dhe shkatërrohet sepse e dimë me sa mund dhe përgjegjësi është krijuar Kosova. Njëjtë më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe s’kisha dashtë me pa Shqipërinë të djegura me institucione. Ta gjejnë rrugën e dialogut dhe të diskutojnë për kërkesat që i kanë protestuesit", shtoi ajo. Kujtojmë se prej disa ditësh protestat në Shqipëri kanë marrë një kthesë të dhunshme, duke sjellë përplasje të shpeshta fizike mes forcave të rendit dhe qytetarëve protestues, ndërkohë që kërkesa kryesore e ngritur në këto tubime mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar