Kronikë
Akuza të ashpra nga SPAK/ Berisha e quan Ramën “zjarrvënësin e kombit” dhe flet për 12 miliardë euro të vjedhura
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “zjarrvënësin më të madh të kombit”. Deklaratat u bënë gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ai u paraqit në kuadër të masës së sigurisë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës drejtoi akuza direkte edhe ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe Ergys Agasit. Sipas Berishës, ata së bashku me kreun e qeverisë kanë keqpërdorur dhe zhvatur mbi 12 miliardë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke ndërtuar vepra infrastrukturore me kosto deri në dhjetë herë më të larta se mesatarja evropiane.
“Me lubi Ballukun, me lindat e tij, me Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 mld euro nga taksat e shqiptarëve. Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Evropë. Ka vjedhur 12 mld euro investime, a ka zjarrvënës më të madhe se Edi Rama, që katandisi pensionistët të flasin me vetë. Ky është zjarrvënësi më i madh i kombit”, u theksua nga kreu i Partisë Demokratike.
Më tej, Berisha vuri theksin te nevoja urgjente për organizimin e protestave dhe revoltave popullore, të cilat i cilësoi si të vetmen rrugë për të çliruar vendin. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë krahasimet e duhura për legjitimitetin e qeverisjes.
“Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ndaj ju lutem, vlerësoni duke bërë krahasime, a ka mungesa më të madhe legjitimiteti sesa të zhvillosh atë falsë elektorale që zhvillove për mandatin e katërt. Ka mungesë më të madhe legjitimiteti sesa të mos lejosh heqjen e imunitetit të Ballukut për faktin se ke vjedhur me të miliarda euro në punë publike”, përfundoi Berisha, duke shtuar se “me mandatet e krimit pranoi heqjen e imunitetit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: