Politikë
“Deklarohu o burrë!” / Spahiu kritikon kryeministrin Kurti për heshtjen ndaj tensioneve në Shqipëri
Reklamë e Sponsorizuar
Analisti Nexhmedin Spahiu i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të prononcohet lidhur me zhvillimet në Shqipëri, ku prej disa ditësh po zhvillohen përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu ka shprehur kritikën e tij ndaj pasivitetit të shefit të ekzekutivit kosovar për situatën në shtetin fqinj, duke e krahasuar atë me përkushtimin e tij të mëparshëm ndaj çështjeve me gjeopolitikë globale.
Sipas analistit, Kurti kishte mbajtur një qëndrim mjaft aktiv në nisje të konfliktit rus-ukrainas, përkundër mungesës së ndikimit në atë rajon, ndërsa tani po hesht për ngjarjet në Shqipëri.
Në reagimin e tij të plotë, Spahiu është shprehur:
“Kur filloi lufta në Ukrainën e largët, Albin Kurti e pat lodhë opinionin vendor e ndërkombëtar me qëndrimet e tij për Ukrainën e Rusinë ku nuk ka kurrfarë ndikimi. Qe sa muaj protesta në Shqipërinë vëllazërore-fqinje dhe asnjë deklaratë. Dil o burrë deklarohu.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: