Dy të rinj vdesin nga shembja e dheut në Shqipëri

Publikuar më: 10-05-2025 14:32
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut në Gramsh të Shqipërisë të shtunën. Siç ka njoftuar Policia, bazuar në raportimet në Shqipëri, rasti ka ndodhur në fshatin Holta. Dyshohet se gjatë punës në një kantier ndërtimi ka ndodhur rrëshqitja masive e dheut dhe nga dheu janë zënë të rinjtë A.B. 22-vjeçar dhe E.Ll. 32-vjeçar. Policia ka njoftuar se po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu