Sport
Formë e lartë e Kosovës së Dusseldorfit, triumfon në udhëtim ndaj FC Kray
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi shqiptar Kosova e Dusseldorfit ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur skuadrën e FC Kray.
Përballja e vlefshme për javën e 10-të të Landesligës u mbyll me fitoren minimale 1:0 të ekipi kosovar, i cili tregoi paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë takimit.
Momentin vendimtar të ndeshjes e solli futbollisti Pedchenko, i cili u tregua i saktë në minutën e 17-të duke tundur rrjetën dhe duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë që do të rezultonte përfundimtare për fatin e ndeshjes.
Ky sukses ka sjellë entuziazëm në radhët drejtuese, veçanërisht për presidentin e klubit, Bujar Neziri, pasi skuadra vazhdon me hapa të sigurt rrugëtimin drejt ngjitjes në pozita më të favorshme në renditjen tabelore.
Pas kësaj xhiroje të dhjetë, Kosova pozicionohet në vendin e tetë me gjithsej 15 pikë të tubuara, ndërkohë që FC Kray mbetet në vendin e 12-të me 11 pikë në llogarinë e tyre.
Përfaqësuesja e Kosovës së Dusseldorfit do të synojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive edhe në sfidën e radhës, ku do të matë forcat me DJK Adler Union Essen-Frintrop.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: