Sport
Aksioni i Inspektoratit të Mjedisit: Ndalohen punimet e një kompanie dhe jepen tri gjoba
Reklamë e Sponsorizuar
Inspektorati i Mjedisit ka vijuar aksionet në terren me fokus mbrojtjen e pasurive natyrore dhe burimeve ujore, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj një operatori ekonomik dhe duke vendosur tri gjoba për parregullsitë e vërejtura.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe një kompanie i është bllokuar aktiviteti për ndarjen e inerteve, pasi vepronte pa lejen përkatëse ujore.
"Tri gjoba administrative janë shqiptuar për shkelje të konstatuara lidhur me menaxhimin e ujërave dhe aktivitetet e operatorëve", ka bërë të ditur Pacolli.
Ajo po ashtu ka njoftuar se janë kontrolluar edhe subjektet e gurthyesve, të cilëve u është kërkuar dorëzimi i raporteve për analizat e pluhurit për vitin 2026.
"U evidentuan mangësi në menaxhimin e ujit në hapësirën e magazinimit të mbetjeve radioaktive në Termocentralin Kosova A, duke caktuar afat për sanimin e tyre", ka deklaruar ministrja.
Sipas saj, gjatë këtij aksioni janë kryer edhe verifikime për ndërhyrjet e paligjshme në shtretërit e lumenjve në disa komuna të ndryshme.
"Inspektorati do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo shkeljeje të konstatuar", ka përfunduar Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: