Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Aksioni i Inspektoratit të Mjedisit: Ndalohen punimet e një kompanie dhe jepen tri gjoba

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksioni i Inspektoratit të Mjedisit: Ndalohen punimet e një kompanie dhe jepen tri gjoba
Inspektorati i Mjedisit ka vijuar aksionet në terren me fokus mbrojtjen e pasurive natyrore dhe burimeve ujore, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj një operatori ekonomik dhe duke vendosur tri gjoba për parregullsitë e vërejtura. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe një kompanie i është bllokuar aktiviteti për ndarjen e inerteve, pasi vepronte pa lejen përkatëse ujore. "Tri gjoba administrative janë shqiptuar për shkelje të konstatuara lidhur me menaxhimin e ujërave dhe aktivitetet e operatorëve", ka bërë të ditur Pacolli. Ajo po ashtu ka njoftuar se janë kontrolluar edhe subjektet e gurthyesve, të cilëve u është kërkuar dorëzimi i raporteve për analizat e pluhurit për vitin 2026. "U evidentuan mangësi në menaxhimin e ujit në hapësirën e magazinimit të mbetjeve radioaktive në Termocentralin Kosova A, duke caktuar afat për sanimin e tyre", ka deklaruar ministrja. Sipas saj, gjatë këtij aksioni janë kryer edhe verifikime për ndërhyrjet e paligjshme në shtretërit e lumenjve në disa komuna të ndryshme. "Inspektorati do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo shkeljeje të konstatuar", ka përfunduar Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar