Politikë
Pamje të papublikuara më parë: Deputetja Time Kadrijaj ndan momente nga koha kur u shërbente luftëtarëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka sjellë në vëmendje një video të re nga periudha e luftës, ku shfaqet duke ofruar ndihmë mjekësore për luftëtarët në vijën e frontit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kadrijaj ka evokuar kujtimet e asaj kohe të vështirë, duke çmuar lart angazhimin dhe sakrificën e stafit mjekësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
"Nga ditët e krenarisë, ekipa mjekësore e luftës. UÇK- krenaria jonë!", ka shkruar ajo në profilin e saj, duke shoqëruar mesazhin me pamjet arkivore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: