Sport
Deçani shkëlqen në Rahovec dhe regjistron fitoren e radhës në Superligë
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i hendbollit i Deçanit ka vazhduar me paraqitje pozitive në Superligën e Kosovës, duke arkëtuar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat.
Të dielën, në palestrën “Mizahir Isma”, skuadra nga Deçani ka dominuar plotësisht ndaj Rahovecit, duke triumfuar me shifrat e thella 45:23.
Kjo sfidë i ka ulur siparin xhiros së katërt të këtij edicioni në elitën e hendbollit kosovar.
Në aspektin individual, Albi Gjuka ka qenë lojtari më i dalluar te skuadra fituese me 10 gola të shënuar, ndërsa u ndihmua edhe nga Albios Beqiraj me 8 dhe Xhafer Alimusaj me 7 realizime.
Te vendasit, të njohur si “vreshtarët”, u dalluan Erblin Qerimaj dhe Ylli Morina me nga pesë gola secili, si dhe Genti Kafexhiu që kontribuoi me katër.
Pas këtij takimi, Deçani bilancin e tij e çon në dy fitore kundrejt një humbjeje, kurse Rahoveci vazhdon të mbetet pa pikë, duke regjistruar disfatën e tretë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: