Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Real Madridi gati për Sevillën: Mourinho surprizon me vendimin e madh për Endrick

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sonte, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës, Real Madridi do të zbresë në fushë për të zhvilluar sfidën e radhës, ku do të përballet me Sevillën. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri Jose Mourinho ka zbuluar përbërjen zyrtare të skuadrës që do të nisë ndeshjen nga minuta e parë. Falë paraqitjes fantastike që dhuroi në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Romës, tekniku portugez ka vendosur t'i japë fanellën e titullarit sulmuesit të ri brazilian, Endrick. Talenti brazilian pritet të pozicionohet në krahun e djathtë të repartit ofensiv, ndërsa Diomande do të veprojë në krahun e majtë, hapësirë kjo e lënë bosh për shkak të mungesës së Vinicius, i cili vuan një dënim prej katër ndeshjesh. Ndërkaq, për sa i përket fazës defensive, strategu nga Portugalia i ka besuar krahut të djathtë të mbrojtjes mesfushorit Fede Valverde.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar