Botë
Tensionet dhe përplasjet në Shqipëri, Brukseli: Veprimet e dhunshme janë të papranueshme për demokracinë
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Evropian ka dalë sot me një reagim zyrtar lidhur me valën e protestave që ka përfshirë Shqipërinë, duke dënuar ashpër skenat e dhunës të regjistruara në Tiranë dhe qytete të tjera, ndërkohë që ka vënë theksin te respektimi i të drejtave themelore përmes kanaleve paqësore.
Në qëndrimin e bërë publike, Brukseli bën të qartë se autorët e akteve të dhunshme do të duhet të ballafaqohen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi ligjore përmes një procesi të rregullt.
“Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe të jetë proporcional”, theksohet në deklaratën e Komisionit Evropian.
Më tej, institucioni evropian ka përsëritur se tubimet paqësore dhe liria e shprehjes mbeten vlera kyçe evropiane që kërkojnë mbrojtje dhe ushtrim në qetësi, duke mirëpritur gjithashtu gatishmërinë e autoriteteteve vendase për të garantuar të drejtën e protestës.
“Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat që është i përkushtuar shumë ndaj procesit të anëtarësimit në BE dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: