Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më: 10-05-2025 09:02
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia. Zëdhënësi rajonal Avni Zaiti, deklaroi për Klankosova.tv. se në aksident ishin të përfshirë tre vetura. “Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveç dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona”, tha Zaiti për Klankosova.tv.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu