Aktuale
Thirrje për largim nga pushteti: Shqipëria ka nevojë urgjente për të marrë frymë lirshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Largohu që Shqipëria të mund të marrë frymë! Që të gjejë qetësinë e munguar e gjithë hapësira mbarëshqiptare, kudo ku frymojnë shqiptarët, si brenda kufijve shtetërorë ashtu edhe jashtë tyre.
Shteti shqiptar nuk ka nisur me ty, nuk ekziston falë teje dhe nuk përfundon me largimin tënd. Ti nuk përfaqëson Shqipërinë! Nuk je as hija e saj dhe aq më pak pronari i fatit të popullit. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë në drejtim, bilanci flet qartë: i ke marrë vendit shumë më tepër sesa i ke dhënë.
Ky vend u përket qytetarëve të ndershëm, atyre që e konsiderojnë atdhe dhe jo pronë private apo trofe pushteti. Ajo u takon të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët ende ruajnë besimin se ky truall meriton një perspektivë të re dhe më të ndritur.
Largohu bashkë me mentalitetin tënd sundues, me qasjen dhe kulturën politike që për kaq vite ke instaluar në çdo segment të shoqërisë sonë! Boll më me përçarje sociale, me tensione të vazhdueshme, me konflikte të nxitura artificialisht që rrezikojnë të çojnë vendin drejt përplasjeve të rrezikshme, bashkë me bashkëpunëtorët e tu.
Shoqëria jonë nuk kërkon më shumë gjuhë urrejtjeje apo fushata propagandistike. Ajo ka nevojë për paqe, dinjitet njerëzor, drejtësi funksionale dhe një horizont të pastër shprese. Mbi të gjitha, i duhet çlirimi nga një qeverisje që përpiqet të imponohet si e pazëvendësueshme.
Dhe dijeni mirë: me largimin tuaj, bashkë me të gjithë strukturën drejtuese, përfshirë zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të afërt si Ballukërat, Zeqinerat, Sarat & Co., Shqipëria nuk do të pësojë humbje; përkundrazi, do të ketë hapësirën jetike për t'u ngritur, për të marrë frymë pa pengesa dhe për të ecur me kokën lart.
Asnjë mandat nuk është i përjetshëm. Asnjë individ nuk është mbi interesin e atdheut të tij. Asnjë studio televizive, sado e vënë në shërbim të propagandës, nuk mund të manipulojë përgjithmonë mendjet e qytetarëve dhe as të mbulojë të vërtetën përmes fjalimeve dhe skenave teatrore politike.
Mjaft më me mashtrime, me manipulim të opinionit publik dhe me tentativat për të zgjatur një sundim të konsumuar!
Largohu! Jo sepse historia e vendit merr fund me ty, por sepse e ardhmja e saj mund të ndërtohet vetëm pa praninë tuaj.
Sepse Shqipëria është shumë më e madhe se çdo zyrtar i përkohshëm, më e vjetër se çdo qeveri dhe pa krahasim më jetëgjatë se çdo ambicie personale.
Kombi ynë kërkon oksigjen. Koha për një faqe të re në histori ka dërguar sinjalet e saj!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: