Aktuale
E ardhmja e Bruno Fernandes në dyshim: Kapiteni i Manchester United mund të largohet në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Bruno Fernandes rrezikon të mbyllë aventurën e tij me Manchester Unitedin që gjatë merkatos së dimrit, pasi thuhet se ka refuzuar rinovimin e kontratës, i pakënaqur me drejtimin aktual të gjigantit anglez.
Sipas informacioneve nga mediat turke, mesfushori portugez ndjehet gjithnjë e më i zhgënjyer nga mungesa e ambicieve dhe nga drejtimi i projektit sportiv te “Djajtë e Kuq”, duke e shqyrtuar seriozisht largimin nga “Old Trafford”.
Për shërbimet e tij ka shfaqur interesim serioz Galatasaray, skuadër që po planifikon një ofertë për kapitenin e Manchester Unitedit. Megjithatë, klubi nga Stambolli pritet të ketë punë të vështirë përballë Barcelonës, e cila po monitoron me vëmendje situatën e 32-vjeçarit.
Fati i mëtejshëm i Fernandesit mbetet i lidhur ngushtë me bisedimet rreth marrëveshjes së tij, të cilat kanë muaj që po zhvillohen.
Edhe pse Manchester Unitedi ka opsionin për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një edicion tjetër, bisedimet për një kontratë afatgjate vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së drejtuesve.
Për katalanasit, transferimi i mundshëm i portugezit do të përbënte një përforcim cilësor për repartin e mesfushës, duke i sjellë skuadrës eksperiencë dhe vizitë të spikatur krijuese në fushë.
Ndonëse interesimi është real, aktualisht nuk ekziston ndonjë marrëveshje zyrtare dhe mbetet për t'u parë nëse entuziazmi i Barcelonës dhe Galatasarayt do të konkretizohet me oferta zyrtare gjatë muajit janar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: