Sport
Sfidë e madhe në Champions League: PSG pret Barcelonën në superformë, por merr lajmin e keq nga infirmeria
Reklamë e Sponsorizuar
Kampioni i Evropës, PSG, po bëhet gati për një duel spektakolar në kuadër të UEFA Champions League.
Skuadra pariziene do të lëvizë në stadiumin “Parc des Princes” për të pritur Barcelonën, një kundërshtar që po kalon një periudhë të shkëlqyer dhe mbetet i pamposhtur në të gjitha garat këtë edicion.
Megjithatë, situata te kampioni evropian është komplikuar vetëm 48 orë para kësaj sfide vendimtare, pasi mbrojtësi Nuno Mendes ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet t'i mungojë skuadrës në këtë përballje titanësh.
Stafi mjekësor i klubit ende nuk ka dhënë një afat të saktë se sa kohë do t'i duhet futbollistit portugez për t'u rikuperuar plotësisht dhe për t'u rikthyer në fushën e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: