Drenica sot mund të shpallet Kampion i Ligës së Parë dhe të rikthehet në Superligë

Publikuar më: 10-05-2025 07:15
Dita e sotme do të jetë vendimtare për skuadrën e Drenicës. Pas një sezoni të kaluar në Ligën e Parë, kuqezinjtë nga Skenderaj mund të shpallen kampion dhe të rikthehen në elitën e futbollit kosovar. Në stadiumin ”Bajram Aliu”, Drenica sot do të jetë nikoqire e Istogut, ndeshje e cila nis nga ora 16:00. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli është lidere në Ligën e Parë – Grupi A, me 52 pikë, pesë më shumë se Liria, e cila sot luan ndaj Besës së Pejës./Indeksonline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu