Kronikë
Humbje e rëndë për Policinë e Kosovës: Ndërron jetë zyrtari nga Drenasi, Vehbi Shala
Reklamë e Sponsorizuar
Ka ndërruar jetë efektiv i Policisë së Kosovës nga Drenasi, Vehbi Shala, i cili ndër vite është shquar për integritetin, profesionalizmin dhe angazhimin e palodhur në përmbushjen e detyrave zyrtare.
Lajmi për këtë humbje ka shkaktuar tronditje dhe hidhërim të thellë në gjirin e familjarëve, shokëve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që patën fatin të bashkëpunojnë me të gjatë jetës.
Vehbi Shala do të kujtohet gjithmonë si një përfaqësues i denjë i uniformës blu dhe qytetarëve, duke mbetur një model i vërtetë i sjelljes korrekte, mirësjelljes dhe përkushtimit maksimal në shërbim të rendit dhe sigurisë.
Ky largim i parakohshëm ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë ata që e njohën nga afër, ndërsa trashëgimia dhe puna e tij e ndershme do të mbeten të paharruara në kujtesën e kolegëve.
Redaksia jonë u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, gjithë trupës policore dhe të afërmve të të ndjerit në këto momente të vështira.
I lehtë i qoftë toka e Kosovës!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: