Politikë
Tjetër mbështetje publike për studentët, Mateo Borri iu bashkohet protestuesve para Ministrisë së Arsimit
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e studentëve e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka marrë një dinamikë të re, duke tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit publik jo vetëm përmes kërkesave të tyre, por edhe për shkak të mbështetjes nga figura të njohura.
Pas pjesëmarrjes së Luizit, radhës së protestuesve i është bashkuar edhe Mateo Borri. Ai është parë krah të rinjve në tubimin e organizuar para këtij institucioni shtetëror, duke u dhënë një zë më të fortë thirrjeve të tyre.
Përfshirja e personaliteteve të njohura në këtë lëvizje ka rritur ndjeshëm interesin e mediave dhe të qytetarëve, ndërkohë që studentët vijojnë me vendosmëri të ngrenë shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje për problematikat që i kanë detyruar të dalin në rrugë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: