Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Të kuptosh botën në errësirë: Qytetarët provojnë nga afër lëvizjen me shkop të bardhë

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Të kuptosh botën në errësirë: Qytetarët provojnë nga afër lëvizjen me shkop të bardhë
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve me Shkop të Bardhë, organizata joqeveritare "YouCanDo" ka mbledhur një interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët gjatë ditës së dytë të aktivitetit, të cilët kanë dashur të provojnë vetë se çfarë do të thotë të jetosh pa shqisën e të pamurit. Kryetari i kësaj organizate, Jusuf Fazliu, ka bërë të ditur se pjesëmarrësit e kanë përshkruar këtë si një përvojë të veçantë, ndërsa theksoi se synimi kryesor është luftimi i paragjykimeve dhe diskriminimit me të cilat ballafaqohet ky komunitet. Fazliu: Ky aktivitet ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve kundrejt paragjykimeve, diskriminimit dhe bullizmit të personave me aftësi të kufizuara "Sot është dita e dytë, është jashtëzakonisht shumë mirë, interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht shumë i madh që ta përjetojnë verbësinë në lëkurën e tyre, dhe po shfaqen dhe tregojnë që është një ndjenjë shumë interesante dhe e mirë...Ky aktivitet ka për qëllim me e nxjerrë në pah vetëdijesimin e qytetarëve kundrejt paragjykimeve, diskriminimit dhe bullizmit të personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht të fëmijëve nëpër shkolla dhe të rinjve në përgjithësi", u shpreh Fazliu. Nga ana e saj, drejtoresha e organizatës, Merita Hasani, ka vënë in-focus peshën psikologjike që kjo eksperiencë lë te qytetarët, duke e cilësuar atë si një ngarkesë të ndjeshme emocionale. Hasani: shumica nuk e mendojnë si ndjenjë dhe e verën një rëndesë goxha të madhe emocionale "Te shumica e vëren një rëndesë emocionale. Ne tregohemi injorantë ndaj çështjeve që preokupojnë këtë komunitet. Për shkak të diskriminimit të madh që personat me aftësi të kufizuara përjetojnë në përgjithësi, por sidomos të vërbërit, ne nuk i vërejmë as në përditshmëri. Ne nuk kemi persona që ecin me shkop të bardhë, që kanë një infrastrukturë që i'u mundëson lëvizjen e pavarur, andaj shumica nuk e mendojnë si ndjenjë dhe e verën një rëndesë goxha të madhe emocionale", u shpreh ajo. Ky organizim sensibilizues ka nisur tashmë prej ditës së djeshme, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbi sfidat e përditshme të personave me vështirësi në shikim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar