Aktuale
Parashikimi i motit: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të izoluara në vend
Reklamë e Sponsorizuar
Për ditën e sotme në territorin e Maqedonisë së Veriut parashikohet mbizotërim i motit të ndryshueshëm, i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë ditës, në disa rajone vranësirat do të shënojnë shtim, duke krijuar kushte për reshje të lehta shiu. Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Lidhur me regjimin e temperatures, vlerat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë intervalin prej 17 deri në 23 gradë Celsius.
Në kryeqytet, në Shkup, meteorologët parashikojnë një mot të ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, të shoqëruara me erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
Sa i përket temperaturave në Shkup, termometri do të shënojë vlerën minimale prej 11 gradë Celsius, kurse ajo maksimale e ditës pritet të ngjitet deri në 22 gradë Celsius.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: