Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rama refuzon dorëheqjen: Nuk do lejoj rikthimin e së kaluarës, synimi mbetet BE-ja

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rama refuzon dorëheqjen: Nuk do lejoj rikthimin e së kaluarës, synimi mbetet BE-ja
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një përgjigje të prerë ndaj zërave që kërkojnë largimin e jo nga detyra, duke nënvizuar se debati nuk ka të bëjë me ambiciet personale për pushtet, por me fatin evropian dhe të ardhmen e shtetit shqiptar. Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit vlerësoi punën e SPAK-ut dhe organeve të drejtësisë për vënien para përgjegjësisë të figurave me pushtet, duke e cilësuar këtë si një standard të paprecedentë për vendin. Duke iu kundërvënë kritikëve për stilin e tij të komunikimit dhe qasjen politike, Rama u shpreh se prej më shumë se dy dekadash angazhimi i tij përfaqëson një mision të pandërprerë. “Që nga 1912, janë të para vite ku drejtësia shqiptare, ku SPAK dhe gjykata përkatëse, me mbështetjen totale time që kanë çuar para drejtësisë, njerëz të pushtetshëm. Kush është fajtor apo i pafajshëm, e tregon procesi. Çfarë arrogance, për mënyrën si flas, si i qëndroj bindjeve të mia? 24 orë në 24, 20 e kusur vite, jam njeri në mision. Misioni është që Shqipëria të mos e ulë kokën para askujt. Unë jam në një mision. Dhe tani po vij te dorëheqja. Thonë hapi rrugën rinisëm kujt rini? Kësaj? Çfarë vjen pas kësaj, vjen qetësia? Vjen qeverisje më e mirë? Vjen Shqipëria në BE pas kësaj? Jo, pas kësaj vjen e kaluara. E kemi parë dhe e kemi paguar. Nuk është çështja e pushtetit tim. Nuk kam asgjë për t’i provuar vetes më. Këtu në lojë është tryeza e negociatave me BE. Nuk fitoni dot me zgjedhje, dhe iu ka ardhur dita e gurit”, theksoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar