Një 34-vjeçar vdes nga therja me thikë, lëndohet një grua

Publikuar më: 09-05-2025 17:17
Një person ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë, ka njoftuar Policia e Kosovës të premten. Rasti ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “B” në kryeqytet. Siç bëhet e ditur nga Policia, fillimisht është raportuar për dy të lënduar. E në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e një burri 34-vjeçar, ndërsa një grua 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prejpersonave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prishtinë. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se gruaja nuk ka pasur lëndime serioze dhe ajo është trajtuar e është liruar më pas nën përcjellje të policisë. Ndërkaq në një komunikatë për media disa orë pas rastit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar hetimet mbi vdekjen për të sqaruar rrethanat. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë që po ashtu ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu