Aksident në Zabel të Ulët të Drenasit, lëndohen dy persona (Pamjet)

Publikuar më: 09-05-2025 16:15
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete të tipit kamion, transmeton portali DrenicaOnline. Lajmin e ka konfirmuar për DrenicaOnline zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti. Me rastin po merret njësiti i trafikut nga Rajoni i Prishtinës dhe hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në proces. Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk dihet ende./DrenicaOnline/ VIDEO Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu