Aktuale
Tragjedia në Athinë: Zbardhen identitetet e viktimave shqiptare dhe detajet e ngjarjes që tronditi Greqinë
Reklamë e Sponsorizuar
Janë bërë publike pamjet dhe identitetet e shtetasve shqiptarë që humbën jetën tragjikisht si pasojë e shembjes së një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën historike të Plakës në Athinë. Viktimat janë motër e vëlla, Florin dhe Florida Hoxha, të cilët mbanin shtetësi amerikane, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.
Ngjarja e rëndë, e cila erdhi si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që tronditi kryeqytetin grek, i mori jetën edhe tre personave të tjerë. Bëhet fjalë për Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshortin e Florida Hoxhës, si dhe për pronarët e godinës, Edmond Hings dhe Athina Papapresku. Trupat e pajetë të familjarëve me shtetësi amerikane, që kishin udhëtuar drejt Athinës për pushime, u nxorën nga rrënojat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Duke komentuar ngjarjen e rëndë, kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, u shpreh se bëhet fjalë për një katastrofë të përmasave të jashtëzakonshme që ka tronditur opinionin publik.
Shpërthimi shkatërrues ndodhi në një aks të ngushtë urban, i vendosur në një nga zonat më të frekuentuara turistike të qytetit, konkretisht mes monumentit të Akropolit dhe Tempullit të Zeusit Olimpik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: